Kujdes – këto tri gjëra ju mbajnë larg suksesit
Psikologu dhe eksperti i Inteligjencës Emocionale (EQ), Travis Bradberry, pretendon se njerëzit që nuk i bëjnë këto tri gjëra automatikisht bëhen më të suksesshëm.
Ai argumenton se ne mund të ngjitemi me sukses në shkallën e biznesit nëse ndalojmë të bëjmë gjëra që pengojnë suksesin tonë.
Sipas tij, janë tre mënyra sjelljeje, të cilat secili do të duhej të heqë dorë – për shkak të karrierës dhe shëndetit, transmeton KosovaPress.
Në të ardhmen duhet të hiqni dorë nga këto tri gjëra:
- Problemi i mërzitshëm Njerëzit e suksesshëm nuk merren me probleme dhe me gjëra në të cilat nuk mund të ndikojnë. Njerëzit që merren me gjëra negative të jetës vuajnë nga stresi i vazhdueshëm, që dëmton psikikën dhe redukton aftësinë e punës. Njerëzit e suksesshëm mendojnë rreth zgjidhjeve në vend që të vuajnë me probleme dhe vetë-keqardhje.
- Përsosmëri “Përsosmëria është një iluzion” – dhe është e qartë për njerëzit e suksesshëm. Nëse e pranojmë se askush nuk është i përsosur dhe i padurueshëm, dhe se ne gjithmonë mund të jemi pak më të mirë, mund të na qetësojë dhe të na ndihmojë shumë.
- Mendoni për gjëra negative Nëse do të merreni me ngjarje negative nga e kaluara, do të jeni në stres të vazhdueshëm, të cilat mund të kenë pasoja negative në shëndet. Prandaj është e rëndësishme të lini mbrapa gjërat negative nga jeta, pavarësisht nëse jeni ende të zemëruar apo të lënduar. Gjithmonë shikoni përpara.



