Kujdestarja vjedh para nga kuleta e veteranit 89-vjeçar në shtëpinë e tij (Video)

Kujdestarja vjedh para nga kuleta e veteranit 89-vjeçar në shtëpinë e tij (Video)

Peter Carpenter, veteran 89-vjeçar, i cili vuan nga një sëmundje që ia rrezikon jetën, ka thënë se do t’i jepte para gruas që kujdesej për të, nëse ajo do t’i kishte kërkuar, transmeton Express.

Susan Pell, e cila po punonte në shtëpinë e Peter si kujdestare e tij, mund të shihet në video duke i vjedhur paratë nga kuleta e Peter, momentin kur ai ia kthen shpinën dhe niset drejt tualetit.

Peter, hero i dekoruar i Luftës së Dytë Botërore, i cili i kishte mbijetuar fundosjes së anijes kur gjermanët i kishin sulmuar atë, ka nevojë për kujdestare në shtëpinë e vet.

Dosido, Pell e ka pranuar para gjykatës në Bostons Magistrates’ Court, se ka vjedhur 50 funte nga një veteran i luftës.

Ajo ka vjedhur para nga ai në dy raste, një herë 20 funte dhe një herë tjetër 30 funte, më 1 dhe 4 nëntor.

Shpërndaje në: