Kujt i thotë Era Istrefi ‘më puth’?

Kujt i thotë Era Istrefi ‘më puth’?

Biondja simpatike e cila e filloj karrierën në Prishtinë, ajo u veçua për muzikën që solli dhe për dukjen unike, shkruan Kosovarja.

Por ajo që Eres i dha sukses të pa diskutueshëm është kënga ‘Bonbon’ ku kjo këngë mori dheun në rrjetet sociale. Me këtë këngë lidhi kontratë ndërkombëtare me produksionin ‘Ultra dhe Sony Music’.

Fama e saj vazhdon duke u veçuar për çdo projekt që lansohet, ajo ka sjell edhe dy projekte të tjera ku numërojnë shifra të mëdha klikimesh.

Era pa diskutim se është unike në prurjet në muzikë dhe ruan origjinalitetin. Këngëtarja shqiptare me famë botërore vazhdon të jetë aktive ne rrjetet sociale. E si gjithmonë ajo me shumë arsye dhe kuptim publikon diçka rreth karrierës, por edhe ndonjë gjë nga përditshmëria, por që ja vlen.

Një rrobë ngjyre rozë, që nuk vërehet se çka është më saktësisht, por interesante është mbishkrimi i saj.

Është dhuratë apo vetë Era e ka përzgjedhur , këtë nuk e dimë. Por mbishkrimi është ky ‘Më puth’. /Kosovarja/

Shpërndaje në: