Kujt i thotë Halil Matoshi ‘vafsh në dreq të mallkuar’?
Pas përfshirjes së bashkëpunëtorit të ish-kryeministrit Mustafa, Faton Abdullahut në debatin në mes të Halil Matoshit dhe Bajram Gecaj ka reaguar përsëri përmes rrjetit social Facebook, Halil Matoshi, shkruan Gazeta Blic.
Matoshi ka shkruar në Facebook se Abdullahun më së miri e shpreh gjuha e tij e përshtirosur dhe me sharje primitive.
Në fund Matoshi i ka shkruar Abdullahut, vafsh në djall të mallkuar.
Ky ëshë postimi i tij i plotë:
Shkak i përplasjes mes Abdullahut, Matoshit e Bajram Gecajt janë bërë disa deklarata të presidentit të vendit, Hashim Thaçi, dhe çështja e demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Mr. Faton Abdullahu
Asnjë kundërargument për shkrimin tim, pos mënyrës së tij të pështirosun të shamjeve primitive – ad hominem – sikur në lagjet e fëmijënisë së tij!
F.A.-në më së miri e shpreh gjuha e tij.
Unë s’kam fjalë për kësi mr. (monster)
Vaftë n’dreq t’mallkuem!/



