Kuka eliminohet në Grand Prix’in e Hagës

Kuka eliminohet në Grand Prix’in e Hagës

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka, nuk arriti ta sigurojë një vend në çerekfinale në Grand Prixin e Hagës, pasi e humbi meçin e rundit të dytë.
Kuka pësoi disfatë kundër holandezes Ilona Lucassen, në meçin e rundit të dytë.

Kosovarja garonte në kategorinë -78 kilogramëshe.

Në këtë garë, Akil Gjakova dje e fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa Distria Krasniqi u mposht në çerekfinale.

Shpërndaje në: