Kukësi i eliminohet nga Liga e Kampionëve (Video)
Kukësi është eliminuar nga Liga e Kampionëve edhe përkundër se arriti të shënoj fitore me rezultat 2-1 kundër Sheriff.
Golat për Kampionët e Shqipërisë i shënuan Emini dhe Pejic në pjesën e parë, ndërsa për mysafirët shënoi Cyrille Bayala.
Mundësia më e mirë për Kukësin ishte pak para përfundimit të ndeshjes kur Pejic ishte i pasaktë nga pika e bardhë.



