Kukësi kalon në fazën tjetër të Europa League

Kukësi kalon në fazën tjetër të Europa League

Kukësi ka arritur të kalojë në fazën tjetër të Europa League, pasi ka fituar minimalisht 0-1 në Mali të Zi ndaj Rudarit.

Një gol i shënuar nga Guri 11 minuta nga fundi i ka mjaftuar ekipit të drejtuar nga Hasan Lika për të mposhtur malazezët dhe për të kaluar në fazën tjetër, pasi ndeshja e parë në “Elbasan Arena” përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1.

Kukësi zhvilloi një ndeshje më të mirë se kundërshtarët, por në minutën e 65 mbeti me një lojtar më pak pas daljes me kartonin e kuq të Grecës.

Por, pavarësisht inferioritet numerik, Kukësi gjeti forca dhe arriti të shënojë golin që vlejti kualifikimin me anë të Gurit.

Ndërsa, Teuta u mposht edhe në ndeshjen e dytë nga Kairat Almaty, madje me rezultatin e thellë 5-0, duke i dhënë lamtumirën që në këtë fazë Europa League. Durrsakët humbën edhe në ndeshjen e parë 0-1.

Shpërndaje në: