Kukësi nuk lejon befasi, vazhdon sigurt drejt titullit
Skuadra e Kukësit ka vazhduar me fitore në xhiron e 34-t të Super Ligës së Shqipërisë.
Edhe pse lideri u gjend në disavantazh në minutën e 7-t nga Korabi Peshkopi, ajo arriti që për mrekulli të rikthehet në lojë për ta mposhtur me rezultat 1-3.
Tri gola për kuksianet i shënoi sulmuesi kroat, Pero Pejic në minutat 33, 63 dhe 84-t, kurse të vetmin për vendasit, Koloshi, përcjell Indeksonline.
Me këtë fitore Kukësi kryeson tabelën me 72 pikë, katër pikë më shumë se pozita e dytë Skënderbeu dhe pesë më shumë se e treta, Partizani, që kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.



