“Kundër faljes së tokave”-Qe çka thoshte dikur Vetëvendosje pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin
Sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një mbledhje me ministrat e tij ka njoftuar se ka urdhëruar Agjencinë Kadastrale që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që t’ia njohë Manastirit të Deçanit të drejtën në pronë prej 24 hektarëve. Këtë vendim Kurti dikur e quante të Millosheviqit, por kundër tij ishte edhe Qendra e partisë së tij në Deçan, shkruan Periskopi.
Në vitin 2016 Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Deçan e kundërshtonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese, madje kishin lëshuar edhe një komunikatë atë kohë me titull “Kundër faljes së tokave Manastirit të Deçanit”
Madje, duke e quajtur atë kohë vendimin si “absurd” hidhnin akuza ndaj ish-presidentit Thaçi i cili deklaronte se “vendimi bazohet në Kushtetutë“.
“Është e habitshme se si institucione të larta si Gjykata Kushtetuese marrim një vendim për të legjitimuar vendimet e një regjimi që u cilësua si regjim kriminal e gjenocidal nga e gjithë bota në atë kohë.Më pak e habitshme është përkrahja që Hashim Thaçi i bën këtij vendimi duke qenë se për këtë të fundit jemi mësuar që më shumë se një mungesë ndjeshmërie të shohim një gatishmëri të hapur për të japë territore në pushtete lokale brenda e jashtë vendit,” , thuhej tutjr në njoftim.
“Ne si Qendër e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Deçan do ta përkrahim dhe do të jemi pjesë e çdo organizimi lokal dhe qendrorë që vihet në kundërshtim të këtij vendimi absurd të Gjykatës Kushtetuese”.
Kujtojmë se vendimine Kurtit e mirëpriti edhe emisari amerikan, Gabriel Escobar, ambasadori gjerman Joern Rohde dhe Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.
“Dua ta përmend sa me rëndësi është vendimi i sotëm për Manastirin. Ishte vendim i vështirë por i nevojshëm dhe i falënderojmë institucionet për gjithë bashkëpunimn”, ka thënë Escobar sot pas takimit me presidenten Osmani.
Rohde pas vendimit të Kurtit për tokën e Manastirit të Deçanit: Moment historik



