Kundërshtari i Joshuas: Do të të shkatërroj, ti nuk krahasohesh me mua

Kundërshtari i Joshuas: Do të të shkatërroj, ti nuk krahasohesh me mua

Jarrell Miller pretendon se Anthony Joshua nuk është ndeshur kurrë me një boksier si ai, pasi u konfirmua meçi mes këtyre të dyve, në kategorinë e peshave të rënda.

Kampioni botëror do t’i mbrojë titujt e tij, WBA, ‘Super’ IBF dhe WBO, në ndeshjen kundër Millerit, e cila do të zhvillohet në Madison Square Garden në Nju Jork, më 1 qershor.

Joshua i ka mposhtur me lehtësi 22 kundërshtarët e tij paraprak, por Miller insiston se përmasat, fuqia dhe aftësisë e rafinuara të tij do të sjellin shumë probleme për 29-vjeçarin e pamposhtur.

“Jo, natyrisht që nuk mundeni të më krahasoni mua me kundërshtarët paraprak të tij. Në të vërtetë, unë jam më i madh se ai. AJ është më i gjatë se unë për disa centimetra, por ai e ka vetëm këtë përparësi”, ka thënë Miller.

“Sa i përket aktivitetit dhe inteligjencës në boks, lëvizjës së mirë të kokës dhe mbrojtjes, unë jam shumë më i mirë. Unë mund të bëjë shumë goditje dhe e kam zemrën e dhjetë luanëve. Jam plotësisht ndryshme”.

“Ky është qëllimi im kryesor – ta shkatërroj atë. Nuk do të luaj në meçin me AJ. Nuk ka asnjë mënyrë për t’u përgatitur. Nuk ka asnjë mënyrë të duhur për t’u përgatitur për një person si unë”.

Boksieri i lindur në Brooklyn ka ngritur paralele mes meçit të tij me Joshuan dhe fitores me nokaut të Mike Tysonit në vitin 1996, në meçin kundër Frank Brunos, në Las Vegas.

“Si Frank Bruno, ai erdhi, dukej mirë dhe pastaj u shkatërrua. Shikojeni këtë meç. Nuk jam vetëm kampioni amerikan. Jam edhe kampionëve i anglezëve, jam kampioni i të gjithë njerëzve. Nëse dëshironi të argëtoheni, atëherë duhet ta shikoni këtë meç”.

 

Shpërndaje në: