Kuotat për ndeshjen mes Kosovës dhe Bullgarisë janë ndryshuar në mënyrë drastike

Kuotat për ndeshjen mes Kosovës dhe Bullgarisë janë ndryshuar në mënyrë drastike

Kosova e nis të hënën kampanjën kualifikuese për Evropianin e vitit 2020 përballë Bullgarisë, në stadiumin mitik ‘Fadil Vokrri’. 

Ndeshja me bullgarët do të zhvillohet nga ora 20:45, ndërsa interesimi për ta parë këtë ndeshje është e jashtëzakonshme pasi janë shitur të gjitha biletat.

Për ata që dëshirojnë ta luajnë Kosovën në bastore ka një lajm të keq, përcjell Periskopi.

Deri para ndeshjes me Danimarkën, fitorja e ‘Dardanëve’ ishte kuotuar me 3.30, ndërsa e mysafirëve me 2.20.

Kurse tashmë pas ndeshjes kuotat kanë pësuar ndryshim drastik, ku favorit absolut është skuadra e Bernard Challandes.

Kuota për fitoren e Kosovës ka rënë në 2.37, ndërsa e mysafirëve është rritur në 3.10. Barazimi ka kuotën e njëjtë me fitoren e Bullgarisë. /Periskopi/


Shpërndaje në: