Kupa Botërore Rusi 2018 fillon sot: Çfarë duhet të dini
Edicioni i 21 i Kampionatit Botëror në futboll fillon më 14 qershor në Rusi. Këtu është gjithçka çfarë ju duhet të dini për këtë kampionat botëror.
Fushata e kualifikimit për turneun më të madh në botë filloi me 210 vende që përfshinë 872 ndeshje.
Sot, 32 ekipe nga e gjithë bota do të jenë pjesë e këtij turneu me finalën që do të luhet më 15 korrik.
Do të luhen 64 ndeshje për 25 ditë.
Ku do të luhen takimet mes kombëtareve
Për Rusinë është hera e parë në organizimin e një Kampionati Botëror në futboll.
64 përballje do të luhen në 12 stadiume dhe në 11 qytete. Loja hapëse do të zhvillohet ndërmjet Rusisë dhe Arabisë Saudite në stadiumin Luzhinki në Moskë. I njëjti vend do të presë edhe finalen që do të mbahet më 15 korrik, raportoi “Al Jazeera”, transmeton Periskopi.
Më poshtë mund të njiheni me kapacitetet e stadiumeve ruse ku do të zhvillohen duelet:
Ekaterinburg (Ekaterinburg Arena) – Kapaciteti: 35,696
Kaliningrad (Kaliningrad Stadium) – Kapaciteti: 35,212
Kazan (Kazan Arena) – Kapaciteti: 44,779
Moscoë (Luzhniki Stadium) – Kapaciteti: 81,006
Moscoë (Spartak Stadium) – Kapaciteti: 43,298
Nizhny Novgorod (Nizhny Novgorod Stadium) – Kapaciteti: 45,331
Rostov-on-Don (Rostov Arena) – Kapaciteti: 45,145
St Petersburg (St Petersburg Stadium) – Kapaciteti: 68,134
Samara (Samara Arena) – Kapaciteti: 44,807
Saransk (Mordovia Arena) – Kapaciteti: 44,442
Sochi (Fisht Stadium) – Kapaciteti: 47,700
Volgograd (Volgograd Arena) – Kapaciteti: 45,568
Kush po merr pjesë?
Nga 210 vende që filluan raundin e kualifikimit, vetëm 32 kanë arritur të sigurojnë kualifikimin për në Rusi:

Kush humbi?
Kampioni botëror i katërfishtë Italia dhe fituesi i dyfishtë Holanda do të mungojnë në këtë kampionat, pasi dështuan në kualifikimet e botërorit.
Kili, Kameruni, Bregu i Fildishtë dhe kandidati potencial për mbajtjen e Kupës Botërore në vitin 2026, SHBA gjithashtu do të mungojnë.
Uruguai priti edicionin e parë të Kupës Botërore në vitin 1930. Nikoqirët vazhduan të fitonin turneun, por vetëm një herë e morën atë që nga ajo kohë.
Brazili ka qenë skuadra më e suksesshme në historinë e Kupës së Botës, duke fituar turneun pesë herë.
Gjermania janë kampionët e fundit, pasi kanë mposhtur Argjentinën në Brazil katër vjet më parë për të siguruar trofeun e katërt./Periskopi/



