Kupa e Afrikës e vendosur në tavolinë, lojtarët senegalezë: Nuk është AI, nuk fitohet trofeu me e-mail

Kupa e Afrikës e vendosur në tavolinë, lojtarët senegalezë: Nuk është AI, nuk fitohet trofeu me e-mail

Vendimi i Konfederatës Afrikane të Futbollit (CAF) për t’ia dhënë trofeun e Kupës së Afrikës 2025 në tavolinë Kombëtares së Marokut po vazhdon të shkaktojë diskutime të ashpra dhe reagime virale.

Në rrjetet sociale, përfaqësuesi senegalez El Hadji Malick Diouf ka bërë shaka për vendimin me një story në Instagram që u përhap shpejt: një foto e trofeut me frazën “Ky trofe fitohet në fushë, jo përmes email‑it”, një thumb i qartë ndaj procedurës së nisur nga Federata marokene tek CAF pas finales, shkruan “Gazeta Express”.

Më 18 janar, Kombëtarja e Senegalit e kishte mposhtur Marokun në finale me rezultat 1‑0 pas vazhdimeve, por Komisioni i Apelit i CAF duke e pranuar ankesën marokene e ka kthyer rezultatin, duke e vendosur 3‑0 në tavolinë dhe duke iu dhënë titullin marokenëve dy muaj më vonë.

Reagimet e lojtarëve nuk munguan: Pathé Ciss shkroi me sarkazëm: “Mund t’i shënoni 3 gola për ata që qajnë e ankohen, por ne jemi kampionët e vërtetë të Afrikës 2025.”

Sadio Mané e theksoi krenarinë e shokëve të skuadrës: “Bota e di kush janë kampionët e vërtetë”, ndërsa Moussa Niakhate e shtoi një koment ironik: “Kjo nuk është AI, është reale” — duke iu referuar edhe ironikisht titullit në tavolinë.

Shpërndaje në: