Kupa e Botës: A është gati Leo Messi ta fitojë trofeun e vetëm që i mungon?
Argjentina nuk llogaritet si njëra nga kombëtaret favorite për të triumfuar në ‘Rusi 2018’, por nuk duhet harruar se ata kanë në skuadër një lojtar si Leo Messi
Argjentina para katër viteve arriti në finalen e Kupës së Botës, ku u mposht nga Gjermania me rezultat 1:0, me golin e vetëm të shënuar në atë takim nga Mario Gotze, i cili hyri në lojë si zëvendësues, shkruan Periskopi.
Manuel Lanzini pritej që të ishte pjesë e formacionit startues për Argjentinën në Kupën e Botës, por ai lëndoi ligamentet e gjurit, derisa vendin e tij e zuri Enzo Perez.
Këta janë të ftuarit e Jorge Sampaolit për Kupën e Botës:
Portierë: Willy Caballero (Chelsea), Franco Armani (River Plate), Nahuel Guzman (Tigres UANL)
Mbrojtës: Gabriel Mercado (Sevilla), Federico Fazio (Roma), Nicolas Otamendi (Manchester City), Marcos Rojo (Manchester United), Nicolas Taglafico (Ajax), Javier Mascherano (Hebei Fortune), Marcos Acuna (Sporting Lisbon), Cristian Ansaldi (Torino).
Mesfushorë: Ever Banega (Sevilla), Lucas Biglia (AC Milan), Angel Di Maria, Giovani Lo Celso (both Paris St-Germain), Enzo Perez (River Plate), Cristian Pavon (Boca Juniors), Maximiliano Meza (Independiente), Eduardo Salvio (Benfica).
Sulmues: Lionel Messi (Barcelona), Gonzalo Higuain, Paulo Dybala (both Juventus), Sergio Aguero (Manchester City).
Argjentina është në Grupin D me Islandën, Kroacinë dhe Nigerinë, ku është favorite për të përfunduar në vendin e parë.
Cili është formacioni i mundshëm i Argjentinës në ‘Rusi 2018’?
Jorge Sampaoli pritet që të luajë me formacionin 4-2-3-1 me Fazion dhe Otamendin që do të jenë në qendër të mbrojtjes, ndërsa në krahë janë Mercado dhe Tagliafico.
Mesfusha do të përbëhet nga Biglia, Lo Celso, ndërsa krahët nga Dybala dhe Di Maria. Leo Messi do të luajë si trekuartist dhe në sulm i vetëm do të jetë Sergio Aguero.
Cili lojtar do të befasojë të gjithë në Kupën e Botës?
Paulo Dybala kaloi një sezon të madh me Juventusin dhe pritet të jetë lojtari që do të befasojë për të mirë në Kupën e Botës.

Cili lojtar mund të zhgënjejë?
Javier Mascherano mund të zhgënjejë në Kupën e Botës pasi ai më të mirën në futboll e ka dhënë sa ishte pjesë e Barcelonës e Liverpoolit. Ai tash është 34 vjeçar dhe luan në kampionatin kinez.

Cilat janë gjasat reale të Argjentinës dhe parashikimi se sa larg mund të shkojë kjo kombëtare?
Edhe pse kanë një lojtar të madh si Leo Messi gjasat reale janë që Argjentina të arrijë deri në fazën e çerekfinaleve. Skuadra ka shumë lojtarë të mirë në fazën ofanzive, por ngecë në mbrojtje. Madje edhe vet Messi e ka pranuar që kombëtarja e tij nuk është favorite në Kupën e Botës, por do të tentojnë që të bëjnë më të mirën në ‘Rusi 2018’. /Periskopi/



