Kupa e Botës: A mund ta përsërit Gjermania suksesin e para katër viteve?
Gjermania është kampione aktuale e Kupës së Botës
Komëbtarja e Gjermanisë do të kërkojë që ta mbrojë titullin që e ka fituar para katër viteve në Brazil, ku në finale mposhti Argjentinën e Leo Messit me rezultat 1:0, shkruan Periskopi.
Se sa e fortë është Kombëtarja gjermane e bën fakti që nuk ka vend në listën prej 23 lojtarëve për një lojtar si Leroy Sane.
Joachim Low ka ftuar këta lojtarë për Kupën e Botë ‘Rusi 2018’:
Portierë: Manuel Neuer, Marc-André ter Stegen, Kevin Trapp.
Mbrojtës: Jerome Boateng, Matthias Ginter, Mats Hummels, Antonio Rüdiger, Jonas Hector, Marvin Plattenhardt, Niklas Süle, Joshua Kimmich.
Mesfushorë: Julian Brandt, Julian Draxler, Leon Goretzka, Ilkay Gündogan, Sami Khedira, Toni Kroos, Mesut Özil, Sebastian Rudy
Sulmues: Marco Reus, Thomas Müller, Mario Gomez, Timo Werner.
Gjermania është në Grupin F me Suedinë, Meksikën dhe Korenë e Jugut.
Ndeshjet e Gjermanisë në fazën e grupeve:
Gjermani-Mexico – 16:00, e shtunë 17 qershor.
Gjermani-Suedi – 19:00, e shtunë 23 qershor.
Korea e Jugut vs Gjermani – 15:00, e mërkurë 27 qershor.
Formacioni i mundshëm i Gjermanisë:
Joachim Low pritet që të luajë me formacionin 4-2-3-1. Në portë është rikthyer tashmë Manuel Neuer, ndërsa në mbrojtje do të luajnë Boateng, Hummels, Kimmich dhe Hector.
Mesfusha do të përbëhet nga Kroos, Khedira e Ozil, ndërsa dy anësorët e Gjermanisë do të jenë Marco Reus dhe Thomas Muller, në qendër të sulmit pritet të jetë Timo Werner.
Cili lojtar pritet që të befasojë të gjithë në Kupën e Botës?
Marco Reus gjithmonë kishte fatin e hidhur para kompeticionëve të mëdha me kombëtare pasi lëndohej, ndërsa në ‘Rusi 2018’ pritet që të jetë surpriza e ‘Rusi 2018’.
Reus pritet të jetë startues në ndeshjet e Gjermanisë.

Cili lojtar mund të zhgënjejë në ‘Rusi 2018’?
Manuel Neuer nuk ka zhgënjyer asnjëherë, por ndoshta do të zhgënjejë këtë herë. Neuer ka qenë jashtë fushave të gjelbra për një kohë të gjatë dhe kjo mund të ndikojë që ai të bëjë ndonjë gafë gjatë Kupës së Botës.

A mund ta fitojë përsëri Kupën e Botës kombëtarja gjermane?
Gjermania fazën e grupeve do ta kalojë pa ndonjë problem, ka një skuadër fantastike si dhe një menaxher me përvojë të madhe që e bën këtë kombëtare favorite për ta fituar Kupën e Botës. /Periskopi/




