Kupa e Botës| Arabët po luajnë me zemër dhe po e dominojnë Uruguajin në fillim
Kombëtarja arabe në 11 minutat e parë të lojës ka arritur që të bëj mjaft pasime të sakta dhe të futet shpesh në pjesëfushën e Uruguajit, shkruan Periskopi.
Arabët duken mjaft të freskët, dhe duket që po luajnë, më shumë se për veten, për yllin egjiptian Mohamed Salah.
Se çka do të ndodhë më tej me Kombëtaren e Juan Antioni Pizzit, mbetet të shihet.
Arabia Saudite, nëse arrin të triumfojë do të ketë poashtu gjasa për kualifikim, sepse do të barazohej me pikë me Uruguajin [me nga tri]. Por, do t’i jepte shpresë edhe Egjiptit të Salahut, në ndeshjen e fundit me ta. /Periskopi



