Kupa e Botës: Momentet më pikante, nga kafshimi i Suarezit deri te goditja e famshme e Zidane në Materazzin
Kupa e Botës gjithmonë dhuron momente të paharrueshme
Futbolli është sporti më i popullarizuar në botë ndërsa nga 14 qershori të gjithë sytë do t’i kenë nga Rusia, aty ku do të fillojë Kupa e Botës, shkruan Periskopi.
Kupa e Botës di të dhurojë momente të mira në fushë, por edhe tensionuese, ndërsa më poshtë ua sjellim disa nga to.
1990, Rijkaard pështyn Rudi Voller
Rivaliteti i Gjermanisë Perëndimore me Holandën ishte i madh, aq sa në ndeshjen ndërmjet këtyre dy Kombëatreve Rijkaard pështyu Rudi Voller.

Rijkaard u ndëshkua me karton të verdhë pas një ndërhyrje të vonshme në Voller, dhe kur lojtarët po riktheheshin në pozitat e tyre holandezi e pështyu gjermanin. Voller më pas shkoi te gjyqtari për t’i treguar se çfarë ndodhi, por çuditërisht ai u ndëshkua vetë me karton të verdhë.
1994, Maradona dënohet për doping
Diego Maradona udhëhoqi Argjentinën në triumfin e Kupës së Botës më 1986 dhe e dërgoi në finale në vitin 1990.
Maradona e nisi mirë Kupën e Botës që u mbajtë në Amerikë duke shënuar gol në ndeshjen kundër Greqisë.

Por, festimi i tij i çmendur duke ulëruar me sy të hapur shumë në kamerë solli në pyetje shëndetin e tij mendor.
Maradona luajti ndeshjen e ardhshme kundër Nigerisë, por ai nuk e dinte se do të ishte e fundit, pasi ai u dërgua në shtëpi nga turneu pasi dështoi në testin e drogës dhe më pas iu dha një pezullim prej 15 muajsh.
“Ata më pensionuan mua nga futbolli. Unë nuk mendoj që dua ndojnë hakmarrje tjetër. Shpirti im është thyer,” kishte thënë Maradona.
1998, Ronaldo dhe misteri i tij në finale
Brazuli po shikonte që ta fitonte Kupën e Botës për herë të pestë ku në finale do të përballej me Francën.
Ronaldo atë kohë 21-vjeçar ishte lojtari më i shtrenjtë në botë dhe të gjithë brazilianët kishin shpresat në të, ai kishte shënuar katër gola deri në finale.

Gjatë ditës së finales ai nuk ishte mirë me shëndet, por pavarësisht kësaj Ronaldo ishte në formacionin startues me Brazilin që humbi 3:0 nga Franca.
“Pas drekës isha i pavetëdijshëm për tre apo katër minuta, nuk e di pse ndodhi, askush nuk e di, a ishte kjo presion apo nerva?,” ka thënë Fenomeni.
2002, Korea e Jugut- Italia, gjykimi më skandaloz në histori të futbollit
Gjyqtari ekuadorian, Byron Moreno ia mohoi Italisë një penallti, një gol me pretekts të pozitës jashtë lojë si dhe përjashtoi Francesco Tottin për simulim.
Korea e Jugut e mposhtë Italinë në vazhdime pasi Ahn Jung-hëan shënoi golin e artë për t’i eliminuar italianët nga Kupa e Botës.
Gjyqtari i këtij takimi ishte tejet tendencioz dhe këtë mund ta shihni në videon e mëposhtme se si Italia u eliminua nga Korea e Jugut nga vendimet kontraverze të ekuadorianit.
2006, Zidane godet me kokë Materazzin
Zinedine Zidane kishte paralajmëruar pensionimi nga futbollit aktiv pas Kupë së Botës të mbajtur në vitin 2006, por kush e ka menduar që ai do të përshendetej nga futbolli duke u përjashtuar në finale ndaj Italisë.
Francezi para se ta godiste me kokë në gjoks dhe të ndëshkohej me karton të kuq kishte shkëmbyer disa fjalë me Materazzin.
Gjyqtari kryesor Horacio Elizondo ishte informuar nga gjyqtari i katërt dhe kështu ai u ndëshkua me karton të kuq, me Italinë që u shpall kampion bote pasi fitoi në penallti.

2010, trazirat në kampin e Francëz
Franca humbi finalen e vitit 2006 në penallti nga Italia, ndërsa në Kupën e Botës të vitit 2010 u kualifikua pas një goli kontraverz të Thierry Henry në ndeshjen e play-off’it ndaj Republikës së Irlandës.
Nicolas Anelka nuk kishte shënuar për shtatë muaj, por ai ishte pjesë e Francës dhe luajti në ndeshjen e dytë kundër Meksikës.
Anelka pati një performancë të dobët dhe Raymond Domenech e hoqi nga loja qysh ne pjesën e parë. Franca humbi 2:0 atë takim.
![]()
Nicolas Anelka u konfrontua me Raymond Domenech menjëherë pas pjesës së parë me Meksikën, derisa ky i fundit e përzuri atë nga Kombëtarja menjëherë dhe e riktheu ish-sulmuesin e Chelseat nga Afrika e Jugut në Francë.
Pas këtij rasti futbollistët e Francës refuzuan të stërviteshin nën urdhërat e Domenech dhe humbasin edhe ndeshjen e fundit nga Afrika e Jugut dhe rikthehen në shtëpi me 2 humbje dhe 1 barazim.
2014, Suarez kafshoi Chiellinin
Italia takohet me Uruguain dhe 10 minuta para se të mbyllet takimi ndodh incidenti ndërmjet Suarezit dhe Chiellinit.
Luiz Suarez e kafshoi Giorgio Chiellinin me lojtarin që shkoi te gjyqtari për t’ia treguar shenjat, derisa Suarez shtirej sikur është goditur me bërryl nga ana e mbrojtësit italian.
Pas këtij incidenti FIFA e dënoi ‘El Pistoleron’ duke ia ndaluar ndeshjet zyrtare për katër muaj./Periskopi/




