Kupa e Botës| Nigeria i bën nderë vetës dhe Argjentinës, dëgjohen lutjet e tifozit të Messit(Video)

Kupa e Botës| Nigeria i bën nderë vetës dhe Argjentinës, dëgjohen lutjet e tifozit të Messit(Video)

Nigeria e ka mposhtur me rezultat 2:0 Islandën në ‘Volgograd Arena’

Kombëtarja e Nigerisë zhvilloi një ndeshje të madhe kundër Nigerisë dhe fitoi takimin me dy golat të shënuar nga Ahmed Musa, shkruan Periskopi.

Musa golin e parë e shënoi në minutën e 49 pas asistimit të Victor Moses, ndërsa në golin e dytë vallëzoi me mbrojtjen e Islandës dhe shënoi në minutën e 75-të për rezultatin përfundimtar 2:0.

Islanda në këtë takim humbi një penallti me anë të Sigurdsson në minutën e 83-të.

Në këtë takim prezent në tribuna ishte edhe një tifoz i Argjentinës, i cili kishte vizatuar në faqe flamurin e Nigerisë dhe lutej që afrikanët të fitonin ndeshjen kundër Islandës për hatër të Messit.
Fotografia e Troll Football

Tani Nigeria është në vendin e dytë në Grupin D dhe ndeshja e ardhshme kundër Argjentinës do ta përcaktojë se cila komëbtare kalon në fazën e eliminmit direkt. /Periskopi/.

Shpërndaje në: