Kupa e Botës| Rusi – Egjipt, formacionet zyrtare: A luan Salah?
Prej orës 20:00 në Shën Peterburg të Rusisë luhet ndeshja e rundit të dytë në kuadër të grupit A, mes Rusisë dhe Egjiptit.
Rusia në këtë ndeshje hyn pas fitores së thellë ndaj Arabisë Saudite, me rezultat 5-0. Ndërkohë që Egjipti, kishte pësuar disfatë minimale ndaj Uruguajit.
Egjipti për të arritur kualifikimin duhet të mposhtë Rusinë, prandaj në formacion është edhe superylli i kombëtares, Mohamed Salah, shkruan Periskopi.
Këto janë formacionet zyrtare:
Rusia: 1.Akinfeev | 2.M.Fernandes; 3.I.Kutepov; 4.S.Ignashevich; 18.Y.Zhirkov | 8.Y.Gazinsky; 11.R.Zobnin; 19.A.Samedov; 17.A.Golovin; 6.D.Cheryshev | 22.A.Dzyuba
Egjipti: 22.El Shenawy | 7.Ahmed Fathy; 2.A.Gabr; 6.A.Hegazy; 13.Abdel-Shafy | 8.T.Hamed; 17.M.El Nenny; 21.Trezeguet; 19.A.Said | 10.M.Salah; 9.M.Mohsen



