Kupa e Botës| Shaqiri patriot apo hipokrit – Ja goli që ia kishte shënuar gjakftohtësisht Shqipërisë (Video)

Kupa e Botës| Shaqiri patriot apo hipokrit – Ja goli që ia kishte shënuar gjakftohtësisht Shqipërisë (Video)

Nesër zhvillohet ndeshja në kuadër të Kupës së Botës mes Serbisë dhe Zvicrrës. Këto dy kombëtare do të kontestojnë vendin tjetër që çon në raundin tjetër, atë të eleminimit direkt, pasi vendi tjetër me shumë gjasë do të merret nga Brazili, shkruan Periskopi.

Polemikat tashmë janë ndezur mes të dyja palëve, me mediet serbe që shkruajnë në vazhdimësi për provokimet që mund të nxisin lojtarët shqiptarë të Kombëtares së Zvicrës.

Por, lojtarët e Kombëtares së Zvicrës, megjithëse e kanë deklaruar krenarinë e tyre për prejardhjen, në fakt identitetin e tyre kombëtar në profesionin e tyre e kanë përcaktuar: është ai zviceran. Të gjithë kanë pasur mundësi të luajnë për Shqipërinë, e madje edhe për Kosovën, por që të gjithë na kanë refuzuar.

Shaqiri madje, me Zvicrën e tij nuk kishte ngurruar që t’i shënonte gol kombëtares “kuq-e-zi” në një ndeshje shumë vendimtare në kuadër të Kualifikimeve për Kupën e Botës 2014. /Periskopi

Shpërndaje në: