Kupa e Gjermanisë, Milot Rashica më i mirë se Lewandowski

Kupa e Gjermanisë, Milot Rashica më i mirë se Lewandowski

Milot Rashica pati një nga paraqitjet më fantastike në karrierë ndaj Schalkes, në kuadër të çerekfinaleve të Kupës së Gjermanisë. 

Ylli kosovar shënoi një super gol nga një distancë e largët, çka inspiroi ekipin e tij të kalonte në gjysmëfinale, aty ku do të ndeshet me Bayern Munchen më 24 prill.

Wederi arriti fitore 0-2 ndaj Schalkes, por goli dhe përformanca e Rashicës kanë çmendur publikun gjerman e më gjerë, raporton Periskopi.

Përformancat e shkëlqyeshme të 22-vjeçarit janë shpërblyer dhe tashmë ai ka lënë prapa shumë emra të mëdhenj si Robert Lewandowski e yjet e tjerë të Bundesligës.

Milot Rashica është zgjedhur si lojtari më i mirë i fazës çerekfinale të Kupës së Gjermanisë.

Anësori i Kosovës fitoi garën ndaj Robert Lewandowskit, Lasoggas dhe Richter.

Rashica në tre paraqitje në DFB Pokal, ka shënuar dy gola. /Periskopi/

Shpërndaje në: