Kupa e Kosovës, kompletohet 1/8 – ja kush fitoi sot
Ka përfunduar koha e rregulltë në katër ndeshjet e sotme të zhvilluara në Kupën e Kosovës.
Të gjitha skuadrat vendase e kanë siguruar biletën për në çerekfinale.
Ballkani, Feronikeli, Trepça ’89 dhe Istogu janë skuadrat që kanë arritur në çerekfinale.
Feronikeli, ish-kampioni i Kosovës, ka arritur që të triumfojë ndaj Dukagjinit me rezultat bindës, 3-0.
Nga ana tjetër, Gjilani pësoi humbje turpëruese nga Ballkani në Suharekë me rezultat, 3-0.
Kika arriti ta mposhte Istogun në Hogosht pas penalltive, pas koha e rregulltë përfundoi 2 me 2.
Ndërsa, Trepça ’89 arriti të kalojë në raundin tjetër falë lojës shtesë, ku mposhti Flamurtarin me rezultat 3:0 falë edhe kartonit të kuq që mori skuadra mysafire.
Kujtojmë se dje Prishtina, Drita, Ferizaj dhe Vëllaznimi kaluan në fazën e 1/8-ave. /Periskopi



