Kupa e Kosovës, përfundojnë të gjitha ndeshjet – këto janë rezultatet
Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e sotme të zhvilluara në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.
Ndeshja kryesore, mes Drenicës e Prishtinës përfundoi baras pa gola edhe pas 120 minutave. Megjithatë, djelmoshat e Mirel Josës në penallti fituan me rezultat 5:4 në një terren të rënduar, përcjell Periskopië
Nga ana tjetër, në Obiliq, KEK-u është mposhtur nga Flamurtari me rezultat.
Vëllaznimi i Ismet Munishit ka fituar 3-0 ndaj Bashkimit të Koretinit, kurse fitoren më të thellë e ka regjistruar Liria e Prizrenit.
Skuadra, e cila ka sjellur një trajner italian së fundmi, e ka shkatërruar Lugun e Baranit, 11-0.
Në mes të tjerash, edhe Ferizaj ka regjistruar fitore bindëse. Djelmoshat e Afrim Tovërlanit kanë mposhtur Vllazninë e Zhurit me rezultat, 6-2.
Edhe Ballkani fitoi në udhëtim ndaj Drenasit, falë golit të kapitenit Visar Berisha.
Këto janë rezultatet:
Drenica – Prishtina 0-0 (4:5)
KEK-u – Flamurtari 0-1
Sharri – Gjilani 2-2 (pas vazhdimeve, 2-5)
Bashkimi (K) – Vëllaznimi 0-3
Drenasi – Ballkani 0-1
Dukagjini – Arbëria 3-1
Istogu – Ramiz Sadiku 3-0
Lugu i Baranit – Liria 0-11
Fushë Kosova – Onix 3-2
Vllaznia (P) – Besa 1-2
Ferizaj – Vllazëria (Zh) 6-2
Kika – Vushtrria 2-0
/Periskopi/



