Kupa e Mbretit, mësohen çiftet e fazës çerekfinale
Është hedhur shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Mbretit.
Barcelona do të ketë punë mjaft të vështirë, teksa luan kundër Sevillas, e cila po kalon në formën më të mirë viteve të fundit. Ndeshja e parë luhet në ‘Ramos Sanchez-Pizjuan’ të mërkurën (23 janar) në orën 21:30, përcjell Periskopi.
Ndërkohë, Real Madridi do të përballet me Gironan, e cila eliminoi Atleticon një raund më parë. ‘Galaktikët’ luajnë të enjtën (24 janar) po ashtu në orën 21:30.




