Kupina premton rindërtimin e stadiumit të Prishtinës: Kemi ide dhe plan të qartë
Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga iniciativa qytetare Lidhja për Prishtinën, Fehmi Kupina, vizitoi sot stadiumin e FC Prishtina, së bashku me ish-kapitenin e klubit dhe fituesin e shumë trofeve, Arben Zhjeqin, si dhe nipin e tij, Gurin, për të shprehur mbështetjen e tij për klubin e zemrës së qytetit.
“Ky stadium, që bart me vete emocione të panumërta për qytetarët e Prishtinës, duhet të rindërtohet ashtu siç i ka hije,” tha Kupina.
Ai theksoi se si kandidat për kryetar ka një plan konkret dhe ide të qarta për të përmirësuar infrastrukturën sportive dhe për të fuqizuar komunitetin përmes sportit./Periskopi/



