Kupina prezanton prioritetet e Lidhjes së Prishtinës për rininë e kryeqytetit

Kupina prezanton prioritetet e Lidhjes së Prishtinës për rininë e kryeqytetit

Kryetari i Lidhjes për Prishtinën, Fehmi Kupina, është takuar me rininë e kryeqytetit.

Kupina, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se biseduan për sfidat me të cilat ballafaqohen ata dhe dëgjuam propozime për tejkalimin e këtyre sfidave

“Në zyrat e Lidhjes së Prishtinës prita një grup të rinjësh nga Kryeqyteti. Biseduam për sfidat me të cilat ballafaqohen ata dhe dëgjuam propozime për tejkalimin e këtyre sfidave.

Ju prezantova prioritetet e Lidhjes së Prishtinës për rininë në veçanti politikat e mbështetjes përmes granteve, bursave dhe subvencioneve në shumë sektorë si arsimi, sporti e kultura”, ka shkruar Kupina.

Shpërndaje në: