Kur bëhen bashkë dy shqipe- Xherdan Shaqiri dhe Gashi (Foto)

Kur bëhen bashkë dy shqipe- Xherdan Shaqiri dhe Gashi (Foto)

Reperi kosovar me famë botërore, Gashi për herë të parë do të zbresë për të performuar në Kosovë më 11 gusht.

Megjithatë, kjo nuk është e tëra. Ai ka konfirmuar se do ta xhirojë edhe një videoklip në Kosovë.

“Këtë do të xhirojë një videoklip në Kosovë”, ka shkruar në Instagram Gashi.

Gashi është një nga yjet që do të performojë në Prishtinë në “Sunny Hill Festival”. Ai do të performojë më 11 gusht.

Përveç kësaj, Gashi sonte e ka publikuar një fotografi me futbollistin kosovar të Zvicrës, Xherdan Shaqirin, shkruan lajmi.net.

Fotografia është bërë në Nju Jork aty ku jeton Gashi, derisa Shaqiri ndodhet në SHBA me skuadrën e Liverpoolit për përgatitje para fillimit të sezonit.

“All My Shqipes Drop A  for my brother @shaqirixherdan”, ka shkruar Gashi në Instagram.

https://www.instagram.com/p/BlgVf5aHs66/?taken-by=gashi

 

Shpërndaje në: