Kur dashuria për klubin e zemrës kalon limitet, tifozi bën tatuazh fanellën (Foto)
Nuk është rasti i parë në botë, por ndoshta e realizuar më bukur, aq sa tatuazhi nga larg duket si një fanellë e vërtetë.
Jose Mauricio dos Anjos nuk u mjaftua me uniformat e shumta të Flamengos që ka blerë gjatë viteve, por vendosi që fanellën kuqezi ta bëjë tatuazh në trup.

E vetmja gjë që nuk bëri tatuazh nga fanella janë sponsorët. Tatuazhi mori një vit kohë për t’u përfunduar, me 32 sesione dhe 90 orë punë.

“Gjithmonë e doja një fanellë të Flamengos tatuazh. Problemi im i vetëm ishte se do të kushtonte shumë. Por, tatuatori më tha që nuk do më merrte shumë para po ta bëja, donte vetëm pak reklamë nga unë”, – deklaroi tifozi i çmendur.




