Kur do të rikthehet Kepa? Sarri befason tifozët e Chelseat

Kur do të rikthehet Kepa? Sarri befason tifozët e Chelseat

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri këmbëngul se ende nuk ka marrë një vendim nëse Kepa Arrizabalaga do të rikthehet për ndeshjen me Fulhamin.

Gjatë fundit të kohës shtesë në finalen e Carabao Cup ndaj Manchester Cityt, Kepa kërkoi ndihmën e mjekëve dy herë brenda pak minutave dhe tekniku italian dëshironte ta zëvëndësonte me Willy Caballero.

Por Kepa refuzoi të largohej nga fusha në atë që Sarri më vonë pretendonte ishte një “keqkuptim”, derisa ndëshkimi i tij ishte një gjobë dhe qëndrimi në stol ën fitoren e së mërkurës 2-0 ndaj Tottenhamit, përcjell Periskopi.

Image result for kepa arrizabalaga

”Siç thashë në konferencën për shtyp pas ndeshjes [Tottenham], situata e Kepas është e mbyllur”, u tha Sarri gazetarëve.

”Kepa është portieri ynë i parë, por jemi shumë të lumtur që Willy mund të luajë në një ndeshje shumë të vështirë”.

”Kepa do të jetë në fushë për një nga dy ndeshjet e ardhshme. Nuk kam vendosur akoma, dua të shoh dy stërvitjet e fundit sigurisht, për çdo lojtar”, deklaroi ai. /Periskopi/

Shpërndaje në: