Kur Driton Tali të përzihet me Adem Grabovcin (Foto)

Kur Driton Tali të përzihet me Adem Grabovcin (Foto)

Mediave u është përzier ish-deputeti Driton Tali me anëtarin e PDK-së, Adem Grabovci.

Pak momente më parë, me synimin për të informuar publikun mbi më të rejat, u publikuan disa fotografi të deputetit të VV-së Glauk Konjufca e zyrtarit tjetër, Sami Kurteshi, ku thuhej se në shoqëri të tyre ishte edhe Adem Grabovci.

Nuk vonoi shumë dhe Adonis Tahiri i VV-së publikoi një fotografi të Konjufcës e Kurteshit ku shihej qartë se personi i tretë nuk ishte Grabovci, por Driton Tali, shkruan Periskopi.

Pas pak çastesh lajmi ekskluziv nuk figuronte më në këto media.

Tahiri përshëndeti mediumet me këtë fotografi dhe ngjarja u kalua me humor.

E në anën tjetër, për lajmi.net Sami Kurteshi e ka mohuar këtë raportim, duke e quajtur “gënjeshtër absolute”. /Periskopi/

Shpërndaje në: