Kur Dua Lipa thirrej me përkëdheli “djali i vogël” nga nëna e saj – publikohet fotografi e rrallë nga fëmijëria e artistes

Kur Dua Lipa thirrej me përkëdheli “djali i vogël” nga nëna e saj – publikohet fotografi e rrallë nga fëmijëria e artistes

Këngëtarja e njohru shqiptare, sukseset e së cilës i takojnë rangut botëror, Dua Lipa, ka treguar shpesh se sa e lidhur është me familjen e saj.

Sa herë që ndodhet larg anëtarëve të familjes, Dua shfrytëzon fotografitë e vjetra, për t’i ndarë ato në rrjetet sociale me fansat e saj, duke bërë kështu që edhe të çmallet me personat që nuk i ka pranë.

Së fundmi, Lipa publikoi në InstaStory një fotografi të rrallë nga fëmijëria e saj, ku shfaqej me flokë të shkurtra tamam sikur të ishte djalë.

Ajo me shaka ka shkruar në mbishkrimin e saj se ishte pikërisht kjo kohë, dhe kjo foto që bënte mamanë e saj, Anesën, ta thërriste me përkëdheli “djali i nënës”.

“Djali i vogël i mamait, haha Anesa Lipa”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e kësaj fotografie, të cilën e ka ndarë me 35.5 milionë ndjekësit e saj në këtë rrjet social.

Dua përndryshe është rritur në Angli, teksa në vitin 2009 ajo dhe familja e saj u kthyen për të jetuar në jetuar në Kosovë.

Pesë vite më vonë nga kjo periudhë, Dua e vetme vendosi që sërish të largohej drejt Londrës, nga ku do të niste një rrugëtim të ri muzikor, që do ta shndërronte atë në një super yll me famë botërore.

Shpërndaje në: