Kur ishte te Arsenali thoshte se ishte më i mirë se Messi e Ronaldo: Ku është tash Bendtneri i famshëm?

Kur ishte te Arsenali thoshte se ishte më i mirë se Messi e Ronaldo: Ku është tash Bendtneri i famshëm?

Me siguri keni dëgjuar për sulmuesin shtatgjatë danez Nicklas Bendtner dhe për hajgaret që bëhen në emrin e tij.

Ai dikur e krahasonte veten me disa prej futbollistëve më të mirë në botë, si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo sa ishte pjesë e Arsenalit të Londrës.

Por, së fundi z.Bendtner, edhe pse vetëm 31 vjeçar, më i ri se Messi e Ronaldo, e gjen veten në ligën norvegjeze të futbollit te Rosenborgu.

Ai ka një kult në emrin e tij e që i referohen si “Lordi Bendtner”. Në muajin mars të 2015-s, tabloidi Se og Hor i kishte blerë një ari tokë në Skoci për t’i dhuruar edhe teknikisht titullin e Lordit. Bendtner edhe vetë kishte marrë pjesë në hajgare duke postuar në Instagram duke mbajtur Topin e Artë dhe duke qenë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e qershorit 2015 në Danimarkë.

Në nëntorin e vitit të kaluar, Bendtneri ishte dënuar me 50 ditë burg pasi e kishte sulmuar një taksist. Avokati i tij kishte pranuar se një gjë e tillë kishte ndodhur dhe ai e kishte mbajtur burgun.

Kjo ishte një ndër deklaratat e tij shokuese që tregonte për megalomaninë e tij: “Dua të jem top-golashënues në Premier Ligë, top-golashënues në Kupën e Botës dhe, brenda pesë vitesh, dua të jem mes sulmuesve më të mirë në botë. Më besoni, do të ndodh.”

Në vitet e para te Arsenal ai ishte një ndër talentët më të mëdhenj të këtij klubi, por karriera i rrëshqiti nga duart dhe ai përfundoi nga Bundesliga gjermane me Wolfsburgun në kategorinë e dytë angleze, dhe tash te Rosenborg.

Sidoqoftë, ai ka pasur karrierë të respektuar te Danimarka, duke luajtur 81 herë dhe duke shënuar 30 gola. Një ratë për gola e ngjashme me atë të Lionel Messit që ka 136 ndeshje dhe 68 gola. /Periskopi

Shpërndaje në: