Kur Newcastle mendoi se fitoi, Barcelona shpëton me penallti

Kur Newcastle mendoi se fitoi, Barcelona shpëton me penallti

Ka përfunduar pa fitues ndeshja e parë e 1/8 së finales së Champions league, mes Newcastle United dhe Barcelonës.

Rezultati përfundimtar në stadiumin ”St. James’ Park”, ishte i barabartë 1-1.

Harvey Barnes, i dha epërsin Newcastle, me golin e shënuar në minutën e 86-të.

Kur të gjithë prisnin fitoren e ”Laraskave”, u akordua penallti për Barcelonë, ku Lamine Yamal barazoi shifrat në 90+5.

Ky rezultat le të hapur mundësinë për kualifikim për të dyja skuadrat, derisa ndeshja e kthimit zhvillohet 18 mars në ”Camp Nou”.

Shpërndaje në: