Kur nuk e don, nuk e don, tjetër humbje për Kosovën (Video)

Kur nuk e don, nuk e don, tjetër humbje për Kosovën (Video)

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar një tjetër humbje në “Loro Boriqi” të Shkodër. Kosovarët u mposhtën 4 me 1 nga Kombëtarja e Turqisë.

Pjesa e parë ishte mjaftë e bukur nga të dyja skuadrat, ku u shënuan tri gola. Golin për kosovarët e shënoi Rrahmani, kurse dy për turqit: Sen dhe Under.

Në pjesën e dytë u mendua se Kosova mund të këndellet, por ata pranuan edhe dy gola tjerë me anë të Yilmaz dhe Tufan.

Vlen të përmendet se Kosova mbeti me një futbollist më pak në minutën e 84-të, pasi Bernard Berisha u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Kosova mbetet në pozitën e fundit me 1 pikë, ndërsa Turqia ngritët në të dytën me 11 pikë.

Shpërndaje në: