Kur Ronaldinho i shënonte Real Madridit, e duartrokisnin edhe tifozët madrilen (Video)
Ronaldinho është një ndër futbollistët më karakteristik që kemi njohur.
Ish-ylli brazilian ka qenë për disa vite pjesë e Barcelonës, ku ka shkëlqyer me formë dhe madje njëherë është shpallur edhe futbollisti më i mirë në botë.
Në një El Clasico të vitit 2005, ai kishte shënuar dy gola, ku i fundit ishte tejet e jashtëzakonshëm.
Kështu, këtë supergol e kishin duartrokitur edhe tifozët kundërshtar. /Periskopi.com



