Kur Shkurte Fejza ishte zeshkane (Foto)
Është bërë trend të qenit bionde. A ka mbetur ndonjë këngëtare e moshës së mesme që nuk i ka zbardhur flokët, që nuk është bërë bionde?
Thuajse të gjitha i kanë lyer flokët të bardha. Për trend, apo se duken më të reja? Disave u rrinë mirë, e disave…
Edhe Shkurte Fejza ishte zeshkane, e shndërruar në biondinë, shkruan “Kosovarja”.
Si e re e si nuse, këngëtarja ishte me flokë të zeza dhe i rrinin mjaftë bukur, ndërkaq që nga pas lufta këngëtarja është bërë “e bardhë”, ndonëse nganjëherë luan me nuancat, por gjithmonë ndalesa është tek ngjyrat e hapura.
Shkurte Fejza së fundi po shfaqet më ndryshe, dukshëm më moderne dhe me një farë tentimi për tu dukur sa më moderne, shkruan “Kosovarja”.





