Kur Shpat Kasapi zhvishet para meshkujve (Foto)
Këngëtari Shpat Kasapi shumë herë ‘përfundon’ në mediat rozë për arsye të ndonjë postimi të tij në rrjetet sociale.
Së fundmi, ai ka qenë i përfolur për rrjetin e tij social Facebook, të cilin tentuan t’ia thyejnë disa hackerë.
Mirëpo duket se këtë gjë ai e ka harruar, ndërsa tani është i fokusuar në punën për projektet e reja për verën 2017.
E përderisa koha ka filluar të nxehet, Shpati duket se po preferon të qëndrojë pak më i ekspozuar, përcjell Telegrafi.
Kështu të paktën shfaqet ai në një fotografi, ku shihet i zhveshur në pjesën lartë, ndërsa n prapavijë duket një mashkull i cili qëndron i shtrirë.
“Pak me u fresku se shumë nxehtë”, shkruan këngëtari në mbishkrimin e fotografisë, i cili mesa duket nga vapa e madhe është zhveshur, edhe pse në një ambient mes meshkujsh.
https://www.instagram.com/p/BVAe1yOFNeW/



