“Kur të gjithë po flisnin për largimin tim unë isha duke kërkuar shtëpi në Londër”
Alvaro Morata do të vazhdojë të jetë pjesë e Chelseat edhe për edicionin e ri
Sulmuesi spanjoll nuk e ka ndërmend të largohet nga Londra edhe pse kohëve të fundit spekulohej për një largim të tij nga ‘Stamford Bridge’, transmeton Periskopi.
“Të gjithë thonin se unë doja të largohesha nga Chelsea, se nuk isha i lumtur në Londër dhe gjëra të tilla,” ka thënë Morata.
“Asnjëra nga këto nuk ka qenë e vërtetë. Kur të gjithë po flisnin për largimin tim unë isha duke kërkuar një shtëpi në Londër.
“I kam treguar drejtorëve të klubit dhe trajnerit se dua të qëndroj te Chelsea.
“Gjithashtu klubi më ka konfirmuar se dëshiron të më mbajnë dhe jam i lumtur këtu,”. /Periskopi/.



