Kurban Bajrami, rend i gjatë për t`i prerë flokët te berberi (Foto)

Kurban Bajrami, rend i gjatë për t`i prerë flokët te berberi (Foto)

Ditë e madhe është nesër për të gjithë besimtarët e fesë islame.

Myslimanë anë e kënd botës festojnë Kurban Bajramin.

Është traditë, madje sipas këtij besimi është edhe sevap që për këtë ditë të veçantë të dukemi sa më bukur.

Ndërkohë, që një traditë e tillë vazhdon të praktikohet edhe në vendin tonë, shkruan Indeksonline.

Në orët e mbrëmjes, punë të madhe ka pasur edhe një flokëtar në Podujevë.

Shumë të rinjë janë parë duke pritur në radhë për të kryer shërbime të ndryshme, pikërisht që për Ditën e Bajramit të duken sa më të hijshëm.

Kujtojmë se nesër (e premte), Kurban Bajrami do  të falët në orën 06:37./

Shpërndaje në: