Kurir shkruan për Kostandin Grillon: Ai u largua nga puna sepse tha që është tifoz i Serbisë
Një deklaratë e Kostadin Grillos në kohën e Kupës së Botës së këtij viti, me ç’rast pati thënë se është tifoz i Serbisë, pati shkaktuar jehonë të madhe, sidomos në Kosovë.
Pak muaj më vonë, ai u përjashtua nga puna në televizionin shqiptar, ndërsa sot mediet serbe kanë “vajtuar” për fatin e tij.
“Urrejtja nuk ka kufij” është titulli në gazetën serbe Kurir, e cila më pas merret me Grillon.
“Komentatori dhe redaktori në televizionin shtetëror shqiptar është përjashtuar nga puna për shkak se është tifoz i Serbisë. I ftuar në një emision televiziv ai ka thënë se është tifoz i Serbisë dhe se atje ka shumë miq. Mirëpo, kjo deklaratë e tij në Tiranë është vlerësuar si ‘delikt verbal’ dhe është larguar nga puna”, shkruan Kurir.
“Jam shkarkuar nga kryeredaktori dhe redaktori përgjegjës, ndërsa në vendim tim ka ardhur një njeri me zë qesharak dhe pa kualifikim të duhur. Do të luftoj deri në fund sepse besoj që e drejta do të fitojë dhe unë do të kthehem në punën time”, ka thënë Kostandin Grilo.



