Kurora e Morena Tarakut (Foto)
Bukuroshja Morena Taraku e filloi shumë e re karrierën e saj si modele, ndërsa momenti më i suksesshëm për të, duket të ketë qenë momenti kur ajo u shpall “Miss Kosova 2010”.
Këtë titull ajo e gëzoi me një kurorë argjenti në kokë, e cila më pas i hapi dyert drejt përfaqësimit të Kosovës në kompeticionet “Miss Bota” dhe “Miss Univers”.
Në vitin 2013, bukuroshja vendosi t’i futet edhe muzikë, ndërsa publikoi disa këngë, të cilat u pritën mirë nga një pjesë e publikut.
Por, dëshira e saj më e madhe mbetet modelingu, dhe nostalgjinë që ka për kohën kur është shpallur “miss”, Morena e shpreh përmes një fotografie të publikuar në llogarinë personale në Instagram, ku shfaq kurorën që kishte fituar në “Miss Kosova 2010”, përcjell Telegrafi.
“Nëse kurora të përshtatet”, shkruan bukuroshja Taraku në mbishkrimin e fotografisë, duke treguar edhe kurorën që e mban në dorë.
https://www.instagram.com/p/BVFVxtulKp9/



