“Kurrë në karrierën time nuk kam qëndruar kaq gjatë në bankën rezervë”
Simon Mignolet ka thënë që asnjëherë në karrierën e tij nuk ka qëndruar kaq gjatë në bankën rezervë
Jurgen Klopp preferon Loris Karius në portën e Liverpoolit, ndërsa Mignolet paraqitjen e fundit e kishte bërë në FA Cup në muajin janar, transmeton Periskopi.
“Kurrë në karrierën time nuk kam qëndruar kaq gjatë në bankën rezervë, por kështu janë gjërat momentalisht e vetmja gjë që duhet të bëj është të ndryshoj, por nuk do të jetë e lehtë,” ka thënë Mignolet.
“Kam pasur disa biseda me trajnerin dhe tashmë kemi folur shumë gjëra. Ai është shumë i hapur dhe ju e dini këtë,”. /Periskopi/




