Kurrë nuk do ta harrojmë natën kur Messi ‘imitoi’ Cristiano Ronaldon në Superkupën e Spanjës

Kurrë nuk do ta harrojmë natën kur Messi ‘imitoi’ Cristiano Ronaldon në Superkupën e Spanjës

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë, padyshim, lojtarë krejt të ndryshëm.

Pavarësisht se dominuan futbollin për shumë vite, stilet e tyre të lojës janë shumë ndryshe, transmeton Periskopi.

Messi konsiderohet nga fansat e futbollit si artist i sportit, me sllallome e driblime nëpër fushë sikur të ishin ecje në park, derisa dhuron pasime e asistime që vështirë se do t’i shohim përsëri ndonjëherë pasi ai të jetë pensionuar.

Fansat e Ronaldos, në anën tjetër, e konsiderojnë atë si makineri futbollistike, magnet të golave që ka një fizikë të papërsëritshme.

FBL-ESP-SUPERCUP-BARCELONA-SEVILLA

Por derisa Messi gjithmonë do të jetë asistues më i mirë dhe Ronaldo gjithmonë do të jetë më i mirë në ajër, nuk mund ta mohojmë se të dy janë ende klas botëror pavarësisht moshës së shtyer tashmë.

Sidoqoftë, nuk do mend se në momente të caktuara Messi e ka treguar “Ronaldon” e brendshëm të tij, si kishte bërë në ndeshjen kundër Sevillas më 2016, të cilën Barca e kishte fituar 3-0.

Arda Turan shënoi dy gola, ndërsa tjetrin e realizoi magjistari argjentinas në stilin ‘alla Cristiano Ronaldo’.

Shikoni golin në videon e mëposhtme nga minuta 9:14. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: