Kurrë nuk e kam dashur transferimin e Pogbas

Kurrë nuk e kam dashur transferimin e Pogbas

Trajneri i Bayern Munich, Carlo Ancelotti thotë se kurrë nuk e ka konsideruar mundësinë e transferimit të Paul Pogba.

Italiani, i cili përgjatë karrierës ka drejtuar shumë klube të njohur evropiane, thotë se nuk e donte transferimin e 23-vjeçarit as në kohën kur e drejtonte Real Madridin dhe as në këtë verë.

“A e doja Pogban në skuadër në këtë verë? Jo. Ne tashmë kemi një mesfushë të madhe”, tha Ancelotti.

“Kur isha në Real? Jo as atje. Pogba është një lojtar i madh, por unë kurrë nuk e kam kërkuar një lojtar të profilit të tij”. /Periskopi.com

Shpërndaje në: