Kurrë nuk harrohet kur Jurgen Klopp ia plasi të qeshurës pas një gjuajtjeje të Lucas Leivas
Lucas Leiva është një prej futbollistëve më të nënvlerësuar të Liverpoolit në kohën moderne.
Mesfushori defanziv nga Brazili performoi në nivel shumë të lartë për një dekadë për klubin, transmeton Periskopi.
Lucas iu bashkua ‘Të Kuqve’ në vitin 2007 nga Gremio për vetëm 7 milionë euro dhe vazhdoi për të bërë 347 paraqitje për klubin në të gjitha garat.
34-vjeçari, i cili është tani pjesë e Lazios, madje ishte emëruar ‘Lojtari i Sezonit’ pas paraqitjeve impresive gjatë sezonit 2010/11.

Ai ishte shumë i mirë në fanellën e famshme, por një aspekt të cilin ai kurrë nuk e përmirësoi sa ishte në ‘Merseyside’ ishin goditjet e tij.
Ai shënoi vetëm shtatë gola për klubin dhe është e lehtë ta kuptojmë pse pasi të shohim tentativën e tij kundër Evertonit më 2016.
Goditja e Lucasit nuk pati kurrfarë impakti as rreziku.
Por derisa ai dështoi të shënonte, Lucas arriti ta bëjë histerik Jurgen Kloppin në bankë.
Menjëherë pas goditjes së brazilianit, kamerat e ‘Sky Sports’ u përqëndruan te Kloppi dhe ai nuk mundi ta kontrollojë të qeshurën. /Periskopi.com/



