“Kurrë s’u mushe men”, Getinjo reagon pas komenteve të Noizyt

“Kurrë s’u mushe men”, Getinjo reagon pas komenteve të Noizyt

Pas reagimeve të shumta në rrjete sociale për orën luksoze të Mozzik, e cila u bë kryefjalë në media pas ndalimit nga Dogana, në këtë debat është përfshirë edhe reperi Noizy me disa postime ironike.

Në një sërë “story”-sh, Noizy u tall me situatën duke shkruar:
“E kishte ble cash te dyqani, se ju deshten ca cash atij pronarit RM”, – duke aluduar se ora nuk është blerë siç është prezantuar.

"Kurrë s’u mushe men", Getinjo reagon pas komenteve të Noizyt - Insajderi - WhatsApp Image 2025 09 18 at 16

Në një tjetër postim ai shtoi:
“Chuck Norris hudhet me parashut nga avjoni. Parashuta nuk u hap… Të nesërmen Chuck Norris e merr parashutën edhe e kthen te dyqani ku e kishte ble CASH”.

"Kurrë s’u mushe men", Getinjo reagon pas komenteve të Noizyt - Insajderi - WhatsApp Image 2025 09 18 at 16

Por, menjëherë pas këtyre thumbave, reagoi Getinjo, i cili në një “story” publikoi një mesazh të qartë për reperin nga Shqipëria.
“Kurrë s’u mushe men mor shok. Ton ato suksese e të mira, prap adoleshent”, – shkroi ai, duke lënë të kuptohet se pavarësisht arritjeve të Noizyt, sjelljet e tij i ngjajnë ende një të riu pa pjekuri.

"Kurrë s’u mushe men", Getinjo reagon pas komenteve të Noizyt - Insajderi - WhatsApp Image 2025 09 18 at 16

Ky reagim është një mbrojtje e hapur ndaj Mozzik, në një kohë kur çështja e orës luksoze është bërë temë kryesore në media dhe rrjete sociale, duke ngjallur reagime e komente të shumta./Periskopi/

Shpërndaje në: