Kurteshi: 28 dhjetorin e kemi caktu nga VV`ja, se kemi mendu që vijnë mërgimtarët e na votojnë
Anëtari i VV`së në KQZ, Sami Kurteshi, ka folur në mbledhjen e sotme.
Duke i replikuar anëtarit të PDK-së, Kurteshi ka thënë se datën 28 e kanë caktuar vetë ata.
“28 dhjetorin e kemi caktu na Vetëvendosja, sepse kemi mendu që vijnë mërgimtarët, e mërgimtarët shumicë votojnë për Vetëvendosjen. Është e qartë, aty kanë vendos”, tha Kurteshi.
E më pas, Kurteshi u tërhoq pak
“As unë as ti nuk kena vendos për 28 dhjetorin, atë e ka vendos më pas dikush tjetër”, tha ai.
26 ditë nga data – KQZ e konfirmon se Qeveria nuk e ka ndarë ende buxhetin për zgjedhjet



