Kurti: 27 vite nga ndërhyrja e NATO-s që ndali gjenocidin në Kosovë

Kurti: 27 vite nga ndërhyrja e NATO-s që ndali gjenocidin në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti kujtoi 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, duke e cilësuar si moment vendimtar për ndaljen e gjenocidit në Kosovë.

Ai theksoi se më 24 mars 1999 nisi Operacioni “Forca Aleate”, pas refuzimit të Sllobodan Millosheviqit për zgjidhje diplomatike.

“Gjatë muajve të fundit kemi bërë gjithçka për zgjidhje paqësore… por ai sërish refuzoi”, citoi Kurti deklaratën e Bill Clinton.

Sipas tij, bombardimet zgjatën 78 ditë, deri në Marrëveshjen e Kumanovës që i dha fund luftës.

Kurti përmendi dëbimin e mbi 860 mijë shqiptarëve dhe mijëra civilë të vrarë gjatë ofensivës serbe.

Ai theksoi se ndërhyrja e NATO-s, pas luftës së UÇK-së, solli lirinë dhe hapi rrugën për shtetndërtim.

Në fund, ai shprehu mirënjohje për NATO-n dhe rolin vendimtar të SHBA-së.

Shpërndaje në: