Kurti akuzon Serbinë për ndërhyrje në zgjedhjet lokale në Kosovë

Kurti akuzon Serbinë për ndërhyrje në zgjedhjet lokale në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq si dhe veprimeve të vazhdueshme nga akterë shtetërorë dhe jo-shtetërorë të Serbisë, të cilat i ka cilësuar si ndërhyrje serioze në procesin zgjedhor komunal të tetorit në Kosovë.

Sipas Kurtit, veprimet e Serbisë, përfshirë premtimet për vende pune, joshjet përmes përfitimeve financiare dhe deklaratat e zyrtarëve të Beogradit se vetëm Lista Serbe mbron interesat e komunitetit serb në Kosovë, janë metoda të përsëritura që kanë për qëllim të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve në vend.

“Misioni për vëzhgimin e BE-së në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 kishte evidentuar një sërë ndërhyrjesh të Serbisë në zgjedhjet tona. Ndërhyrja në zgjedhjet e shteteve të tjera është një formë e qartë e cenimit të demokracisë dhe sovranitetit të atij shteti”, u shpreh Kurti.

Shpërndaje në: