Kurti bëhet pishmanli që i quajti ish-partitë opozitare “hajvana”: Duhej ta gjeja një fjalë tjetër

Kurti bëhet pishmanli që i quajti ish-partitë opozitare “hajvana”: Duhej ta gjeja një fjalë tjetër

Kryeministri në detyrë Albin Kurti si duket i ka ra pishman pasi muaj më parë ish-paritë opozitare i quajti “hajvana”, shkruan Periskopi.

I pyetur në lidhje me këtë deklaratë skandaloze të tij, Kurti tha se “ndoshta është dashtë ta gjejë ndonjë fjalë tjetër”

“Nuk është e vërtetë që e kam quajtur gjithë opozitën ashtu. Ajo çfarë kam thënë unë në raport me premtimet lajthitëse që në rastin më të mirë janë iracionale dhe ato kishin të bëjnë ta zëmë buxheti i shtetit premtonin që do të jetë më I madh se brutoprokukti vendor, në anën tjetër thonin se do t’i rrisnin paga 50% e pensionet 70 %…pra iracionaliteti lajthitës I këtyre premtimeve ka bërë që unë të them ashtu sic thash që ndodhta është dashtë të gjejë ndonjë fjalë tjetër”, tha Kurti mes tjerash në Kanal10

Shpërndaje në: